Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Dy gjyqtarët e pezulluar sot janë përballur me prokurorinë. Arian Aliaj dhe Ridvan Shkëmbi, dy gjyqtarë të Tiranës të pezulluar nga puna me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sot i janë përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor ne Prokurorinë e Përgjithshme. Pas dorëzimit të çelsave të zyrës së tyre në gjykatën e Tiranës dje, Aliaj dhe Shkëmbi kanë ngjitur sot shkallët e prokurorisë jo më me imunitetin e gjyqtarit port ë personave të vënë nën hetim e ndjekje penale.
Kryehetuesi Tirana u shpreh se akuza ka në dorë dokumente që vërtetojnë fajin e gjyqtarëve. Gjyqtari tjetër i shkarkuar Shyqyri Dylgjeri do të pyetet në një seancë të veçantë. Tre gjyqtarët e Tiranës Dylgjeri, Aliaj dhe Shkëmbi u shkarkuan pasi akuzohen nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe përfitim financiar nga një i pandehur i liruar nga ata vetë padrejtësisht./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj