E zhdukur prej 20 vjetësh, skulptura e famshme, e njohur si ?mburoja e Garibaldit? ka dalë në dritë në një shtëpi të Romës atëherë kur nuk e priste askush. Policia e gjeti në banesën e një arkitekti.
Mburoja e zbukuruar prej bronzi ka qenë një dhuratë që banorët e Sicilisë i bënë Giuseppe Garibaldi, i cili luajti një rol të jashtëzakonshëm në luftën për bashkimin e Italisë italian dhe konsiderohet si një nga ?baballarët e kombit? në vendin fqinj. Ajo është krijim i Antonio Ximenes, babai i skulptorit të njohur Ettore Ximenes.
Mburoja ka një diametër prej 118 cm dhe peshon rreth 50 kg. Ajo iu dorëzua Garibaldit në Romë dhe iu besua Muzeve Capitoline, të cilat e transferuan më pas në muzeun e Risorgimentos, lëvizja për bashkimin e Italisë, nga ku u zhduk përpara dy dekadash. Policia tani po heton për të parë sesi përfundoi kjo vepër e vyer në shtëpinë e arkitektit.
Garibaldi tërhoqi vëmendjen e botës në 1860-tën pasi pushtoi Siçilinë me 1.000 vullnetarë të armatosur lehtë, të njohur si ?këmishat e kuqe?. Ata mundën 12,000 trupa napolitane, morën ishullin dhe më pas, të vendosur për të unifikuar vendin, morën Napolin dhe e vazhduan më tej fushatën e tyre për bashkim.lanifikon të bëjë prezantimin e prototipit të makinës së parë elektrike vendase.
? Themi ta paraqesim të premten tjetër, në Gebze?, është shprehur presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Malajzi, ku ai udhëtoi për të marrë pjesë në një samit të vendeve muslimane. Menjëherë pas njoftimit të presidentit, ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, shpërndau në profilin e tij në Twitter fotografi të automobilit me mbulesë.
Në njërën nga fotot e postuara nga Varank, shihen zyrtarë të Grupit të Iniciativës Automobilistike (TOGG), që është dhe projektuesi i automobilit. Ministri e përshkroi këtë zhvillim si një hap revolucionar për vendin dhe përpjekjet e tij për zhvillim. ?Prezantimi i kësaj makine të prodhuar këtu, përbën një arritje të rëndësishme për ne?, është shprehur ai. Prototipi është një SUV elektrik, një prej pesë modeleve të ndryshme që do të prodhohen falë kësaj nisme të përbashkët. Kjo sipas Varank, do ta bëjë Turqinë ? vendin e vetëm në rajon në gjendje për të prodhuar një makinë elektrike?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Garibaldi#TopChannel