Veli Myftari për vrasjen në Tepelenë - (7 Mars 2000)

2019-12-20 8

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazetarja:- Zoti sërisht shfaqet në akset rrugore të shqipërisë rreziku për jetën, rasti i mbrëmshëm në Memaliaj, çdo të thotë kjo për policinë shqiptare?

Veli Myftari, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë:- ?Natyrisht ngjarja e mbrëmshme është tepër e dhimshme dhe unë kam patur djeni që në momentin e parë dhe e kam ndjekur atë në vazhdimësi. Në këtë aks ka mbi 6 muaj që nuk ka pasur ngjarje të tilla, çka tregon që njerzit, masa e gjerë atje, komniteti ka dëshiruar dhe dëshiron jetë të qetë. Ne po e ndjekim hap pas hapi këtë rast, këtë ngjarje tepër të rëndë dhe të papranueshme më për situatat shqiptare dhe atje kemi dërguar specialist për të zbardhut ngjarjen. Ne kemi pistën kryesore por edhe drejtime të tjera të dyshuara. Janë grumbulluar prova dhe po punohet derisa të arrihet që këtyre kriminelëvë tju jepet dënimi maksimal"./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego