Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja. Në seancën dëgjimore, KPK i vuri në dukje disa mungesa burimesh lidhur pasurinë e tij, por gjyqtari Kala i mohoi ato. Pas mbarimit të studimeve Kalaja u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Ndërkohë ditën e sotme para Vettingut doli edhe Florian Sulejmani, Drejtor i Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, pranë SHÇBA. Për të, trupa gjykuese e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit tha se ka kryer deklarim të saktë dhe nuk e ka fshehur pasurinë.
Si pasuri, Sulejmani kishte deklaruar një apartament në Golem të Kavajës blerë në vlerën e 31 mijë e 955 euro, me burim të ardhurash kursime dhe nga shitja e një sipërfaqe toke në Kamëz; një automjet blerë në vlerën e 950 mijë lekëve, si dhe një apartament banimi në rrugën ?Don Bosko?, Tiranë e krijuar përpara fillimit të marëdhënies së punës. Ky apartament, tha Komisioni nuk është hipotekuar ended he rezulton të jetë në emër të babait të tij të ndjerë. Po ashtu, Komisioni tha se nuk ka të dhëna që Sulejmani të ketë kontakte me persona të inkriminuar, Ndërsa vetë Drejtor i Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm, pranë SHÇBA kërkoi konfirmimin në detyrë.