Bylykbashi: Standardet e zgjedhjeve nuk i garanton sistemi elektoral

2019-12-20 4

E cilësuar si një ndër kushtet e vendosura nga faktori ndërkombëtar për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore duhet të marrë konsensusin e të gjitha palëve.

Maxhoranca i ka tashmë propozimet e saj, ndërsa opozita pritet ta bëjë publik draftin e ekspertëve në fillim të Janarit. Ish-bashkëkryetari i Reformës Elektorale, Oerd Bylykbashi, shpreson se mund të shkohet me një projekt konsensual nëse ekziston vullneti i shumicës.

Plotësimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it janë edhe çështjet që sipas Bylykbashit duhet të gjejnë reflektim në dokumentin final. Ai shkon më tej kur i referohet edhe ngritjes së SPAK-ut teksa shprehet se do të duhet të trajtojë si korrupsion krimin elektoral.

Por a është e hapur PD për ndryshimin e sistemit, për të cilin mazhoranca ka bërë tashmë propozimet e saj? I pyetur në lidhje me nismën e socialistëve për të ndryshuar procedurën e betimit të përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, Bylykbashi e cilëson atë në shkelje të hapur me ligjin themeltar të shtetit.

E vetmja rrugë për të kufizuar kompetencat e kreut të shtetit, Bylykbashi thotë se është ajo që kalon përmes ndryshimit të Kushtetutës.

Tv Klan