Liria e shprehjes perplas Meten me Rucin

2019-12-20 1

Debati për Lirinë e Shprehjes ka përplasur Presidentin e Republikës, Ilir Meta me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në një konferencë të organizuar nga Avokati i Popullit, Meta e përshkoi të rëndë situatën me lirinë e shprehjes në vend.

?Fatkeqësisht liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm. Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve gjithashtu. Pas shumë viteve, gazetarët u janë rikthyer protestave në mbrojtje të lirisë së shprehjes, ndërsa numri i reporterëve që janë detyruar të braktisin vendin është rritur progresivisht?.

Por kreu i Kuvendit e vuri theksin te mbrojtja e lirisë së çdo qytetari.

?Rregullimet ligjore të nevojshme nuk presupozojnë domosdoshmërisht zgjerimin e rrezes së shtetit demokratik, por forcën e tij për të garantuar mbrojtjen e dinjitetit dhe lirive qytetare. Liria e medias nuk mund të zhvillohet jashtë etikës së saj?.

Në këtë debat ka ndërhyrë i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Daniel Koski që sipas tij, me rëndësi ka e drejta e çdo qyteti për t?u shprehur.

?Edhe ne në SHBA vendosim kufi mbi të ashtuquajturat fjalë luftuese dhe forma të shprehjes që çojnë në dhunë. Por në amerikanët mbrojmë fjalët kritike, të çuditshme dhe fyese sepse toleranca është shenjë e forcës sonë. Duke lejuar fjalën fyese përveç rasteve ekstreme ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve?.

Ndërsa Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca shprehu rezerva për paketën Antishpifje.

?Unë mendoj se më së shumti, pikërisht mungesa ose debati që u ngrit për paketën Antishpifje të gjithë mendojmë se ka ende vend për përmirësim të rëndësishëm. Përmbajtja shpesh shqetësuese dhe pa standarde profesionale u shndërrua në një justifikim për t?ia nënshtruar rregullimin këtij kaosi institucioneve në varësi të qeverive.

Debatet për lirinë e shprehjes nisën me propozimin dhe më pas miratimin e paketës Antishpifje. Mazhoranca bëri një sërë ndryshimesh në draft, por disa shoqata të gazetarëve vijojnë ta kundërshtojnë.

Tv Klan