11 punonjës policie dhe drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri, janë dekoruar me Medalje Nderi për punën e tyre të dalluar pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51-viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur.
Medaljet i ka dorëzuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka shpjeguar se kjo duhej të bëhej me kohë por vonesa ka ardhur si pasojë e angazhimeve të shumta që kanë pasur.