Në lumin Vardar do të ndërtohet stacioni filtrues për ujërat e zeza. Projekti do të kushtojë 136 milionë euro ndërsa shteti fondet i ka siguruar përmes kredive nga Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investim. Gjatë një viti, stacioni i filtrimit do të trajtojë mbi 50 milionë kub ujëra të zeza. Uji i pastruar do ta ul nivelin e ndotjes së lumit Vardar. Stacioni në fjalë do të mbulojë nëntë nga dhjetë komunat e Shkupit do të ketë kapacitet prej mbi gjysmë milion njerëz. Me paratë e BE-së tashmë janë bërë stacionet e filtrimit në Prilep, Radovish, Strumicë dhe Kërçovë. Stacioni në Shkup pritet të ndërtohet deri në vitin 2025.