Vrasja në Korçë, babai i autorit të dyshuar: Viktimën e kisha kushëri, djali ishte në shtëpi

2019-12-20 1

Ditën e sotme, policia e Korçës arrestoi Devis Hotin, si autor të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Flamur Duci, për këtë akuzë e hedhin poshtë prindërit e 18-vjeçarit. Ata kanë deklaruar se djali i tyre ka qenë në banesë dhe nuk e ka kryer krimin. Babai i 18-vjeçarit është shprehur se me viktimën janë kushërinj, si dhe ka mohuar, që djali i tij të ketë kryer krimin.

"Djali ka qenë në shtëpi në orën 6 të mëngjesit, ka qene këtu, viktimën e kisha kushuri djalë hallo, kemi patur marrëdhënie normale,nuk kishim konflikte me ata, le ta gjeje policia vete pse është arrestuar edhe ne na morën deklaratën por në shtëpi" tha babai i të dyshuarit të arrestuar.

"Le ta gjej policia pse e ka arrestuar.  Asnjë konflikt nuk kishim me ta. Dje e kemi patur në shtëpi, nuk ka dal fare."  tha mamaja e 18-vjeçarit.

Ndërkohë të afërmit e Flamur Ducit janë shprehur se ai nuk kishte konflikte me askënd.

"Jam dhëndër në familjen e viktimës. Ka qenë djalë i mirë. Nga ky djalë janë ndihmuar këto komshinj. Nuk e njoh autorin. Ai ka patur konflikte me krushqit. Të mos kalojmë në vetëgjyqësi. Djali nuk kishte ndonjë problem. nuk e themi dot se kush është autori." tha një i pranishëm në familjen e viktimës.

"Viktima është vëllai im, se kam vëlla, por e kam vëllain më të dashur. Është vrasje makabër. Mua më duket vrasje me pagesë. Edhe në 97 këtu nuk është bërë vrasje. Nuk e njohim autorin nuk e di." tha një banor.