Tërmeti/ Dekorohen 11 punonjës të policisë e zjarrfikësve, Lleshaj: Mirënjohje për të gjithë

2019-12-20 0

11 punonjës policie dhe drejtues të Policisë së Shtetit dhe të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri, janë dekoruar me Medalje Nderi  për punën e tyre të dalluar pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51-viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Medaljet i ka dorëzuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili ka shpjeguar se kjo duhej të bëhej me kohë por vonesa ka ardhur si pasojë e angazhimeve të shumta që kanë pasur.

Lleshaj ndër të tjera ka falenderuar të gjithë punonjësit e zjarrfikëses dhe të Policisë së Shtetit për kontributin e tyre madhorë që dhanë për tërmetin, duke shpëtuar jetë njerëzish. Po kështu Lleshaj ka falenderuar dhe shtet tw tjera që iu bashkuan ndihmës për pasojat e tërmetit.

"Për secilin prej nesh orët e para të 26 nëntorit kanë zënë vend në kujtesë që vështirë të largohen më. Agimi i ditës së re zbuloi plagët më të rënda të kësaj tragjedie. Më pas u gjet viktima e parë dhe filloi beteja me kohën. Sot dua të flas vetëm për një gjë, kur të gjithë donin të siguronin veten dhe të dashurit e tyre, një grup bënin të kundërtën turreshin drejt vendit të epiqendrës së rrezikut. Shprehim mirënjohje të thellë për këta njerëz që lanë vetëm familjet dhe rëndën për të shpëtuar të tjera. Hero është ai që në rastin e nevojës nxiton për të ndihmuar familjet e tjera. Kishte shumë policë, zjarrfikës etj. Angazhimi ka qenë i vetmi ngushëllim në ato ditë të errëta. Nga gërmadhat e Durrësit e Thumanës, pa asnjë dallim drejtuesit e lartë e ato të thjeshtë u përfshinë në ndihmë. Kemi vendosur që të nderojmë disa prej heronjve. Jemi kufizuar në një numër simbolik. Këtë vlerësim dua ta pranojnë edhe në emër të kolegëve të tyre. Mirnjohja i drejtohet, FA, Shërbimit shëndetësor, organiztave humanitare, vullnetarëve dhe të tjerëve që u bën pjesë e reagimit për të shpëtuar jetë. Mirnjohje edhe për ata që erdhën nga jashtë dhe shpëtuan jetë shqiptarësh. E kemi vonuar këtë ceremoni për arsye të ngarkesës së lartë. Jemi të përshirë në fazën e rindërtimit. Modernizim të policisë së shtetit dhe forcave operacionalke. Krijimn e strukturave speciale të Zjarrfikësit. Këto janë dy strukturat që do të fokusohemi." tha Lleshaj.

Medalja e nderit? iu dha Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocajt, drejtorit të Departamentit të Rendit e Sigurisë Publike, Gjovalin Lokës, dhe drejtorit të FLO, Sokol Bizhga.