http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Struktura e posacme antikorrupsion nisi zyrtarisht punën këtë të premte, me prezantimin e kryetarit të ri Arben Kraja.SPAK do të hetojë korrupsionin në nivelete larta si dhe krimin e organizuar , e drejtuesi I ri Arben Kraja u zotua se do të bëjë një skuadër të fortë dhe do të punohet intensivisht për arritjen e rezultateve konkrete.Gjatë prezantimit të trupës së SPAK, kreu I këshillit të lartë të prokurorisë Gent Ibrahimi I kujtoi anëtarëve të strukturës antikorrupsion se pritshmëritë janë shumë të mëdha.Një ditë më parë, 8 prokurorët bënë betimin tek presideni i republikës, ndërkohë që pak orë më vonë KLP zgjodhi me shumicë votash Arben Krajën, si drejtues të ri të SPAKStruktura e posacme antikorrupsion eshte vendosur në ndërtesën ku për 15 vite me rradhë punoi prokuroria e krimeve të rënda, e cila tashmë është shkrirë.Janë dhjeterqa dosje që tashmë kalojnë në duart e prokurorëve e po ashtu të tjera do të shqyrtohen nga trupa e re. me ngritjen e SPAK I hapet rruga edhe krijimit të byrosë kombëtare të hetimit, që do të ketë mbështetjen e posacme të amerikanëve.