#rtvora #oranews
Një 18 vjeçar është ndaluar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mborje të Korçës.
I riu i identifikuar si Devis Hoti jeton në të njëjtin fshat ku jetonte dhe viktima.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Vrasja me dashje".
Lexoni me shume: Si u gjet i vrarë pronari i ushqimores në Korçë. Fillimisht u tentua të digjej, më pas e masakruan me thikë
45-vjeçari, Flamuri Duçi, po shkonte të hapte dyqanin ku shiste artikuj ushqimor në Mborje të Korçës, kur dyshohet se i kanë zënë pritë.
Fillimisht besohet se tentuan ta djegin të gjallë duke e spërkatur me benzinë dhe më pas kanë tentuar ti vënë flakën.
Por ishin plagë me mjete të mprehta ata që i shkaktuan vdekjen.
Trupi i pajetë u gjet në rrugë nga bashkëfshatarët që njoftuan më pas policinë.
Ekspertët zbuluan se 45-vjeçari ishte qëlluar me mjete të mprehta që i kishin shkaktuan hemoragji.
Gjithashtu gjetën gjurmë të lëndës djegëse në trup dhe vendngjarje.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/korce-vrasja-e-pronarit-te-ushqimores-arrestohet-djali-i-fshatit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp