20 Dhjetori njihet si dita ndërkombëtare e solidaritetit njerëzor. Në fakt më shumë se kurrë gjatë këtij muaji shqiptarët pas ngjarjes më të fundit, tërmetit të 26 nëntorit, treguan se nuk e kanë humbur këtë ndjenjë, edhe pse në Indeksin Global të Dhënit 2018, ne renditeshim në dhjetë vendet e fundit që shpenzonim shumë pak kohë si vullnetarë për bamirësi apo kauza të ndryshme sociale. Sipas këtij Indeksi vetëm 7% e shqiptarëve e kanë shpenzuar kohën e tyre për të ndihmuar të tjerët. Megjithatë në jo pak raste, të paktën në rrjetet sociale shqiptarët e kanë treguar se solidarizohen edhe me të huajt kur ata përjetojnë fatkeqësi, duke vendosur simbolet përkatëse, si flamujt e shteteve apo mbishkrimet e ndryshme që kanë shprehur mbështetjen ndaj tyre. Por a duhet të jemi solidarë, bujarë, empatik vetëm në rast fatkeqësish? Sa të zhvilluar e kanë shqiptarët këtë ndjenjë?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel