#rtvora #oranews
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, nisi sot zyrtarisht punën.
Tetë prokurorët e kësaj prokurorie të betuar një ditë më parë te Presidenti me një krye kryetarin e zgjedhur nga KLP, Arben Kraja, u paraqitën këtë të premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ditën e parë të punës.
Prezantimin e kreut të SPAK, Arben Kraja, e bëri vetë kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.
Ibrahimi: Është moment historik për të gjithë ne.Fillim viti do të jetë intensiv për të gjithë ne.
Ndërsa vetë Kraja teksa falenderoi anëtarët e KLP-së që i dhanë besimin me votë por edhe ata që votuan për dy kandidatët e tjerë, nuk preferoi të zgjatet shumë.
Kraja: Do të bëjmë një skuadër shumë të fortë. Koha është për punë dhe jo për llafe.
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja, mori 6 vota nga anëtarët e KLP nga 4 vota që mori Altin Dumani. Ndërsa kandidati i tretë, Edvin Kondili mori vetëm votën e kryetarit të KLP, Gent Ibrahimi.
Anëtarët që votuan pro Krajës ishin Bujar Sheshi, Kosta Beluri, Alfred Balla, Vate Staka, Nurjan Seiti dhe Sandër Beci.
Ata e shpjeguan votën pro me faktin se Arben Kraja ka eksperiencë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Të mërkurën tre kandidatët paraqitën platformat e tyre për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e cila e nis punën me 8 anëtarë, por sipas kreut të SPAK tashmë ka hapësira ligjore për ta plotësuar dhe me prokurorë të tjerë.
Kraja: Do të vlerësoj mundësitë ligjore që më jepen për të plotësuar dhe realizuar një numër sa më optimal të SPAK.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sot-dita-e-pare-e-punes-e-spak-prezantohet-kryetari-arben-kraja
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp