Replika ne Senat pas vendimit per Trump

2019-12-19 1

Vendimi i Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan për nisjen e hetimit penal për ?aferën e Ukrainës? ndaj Presidentit Trump ka shkaktuar debate të ashpra mes republikanëve dhe demokratëve në Senat.
Kreu i shumicës republikane, Mcconell akuzoi demokratët se e kanë pasur si qëllim të nisin hetimin penal ndaj Trumpit, që në ditën kur shkeli për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se demokratët nuk arritën në asnjë moment t?i faktojnë këto akuza që synim të vetëm kanë uljen e popullaritetit të Presidentit përpara zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.
Por deklarata e Mcconell se do të përshpejtojë procedurat e hetimit për Presidentin, i cili nuk përjashtoi mundësinë që procesi të zhvillohej pa marrë në pyetje dëshmitarë, bëri që kreu i pakicës demokrate në senat Chuck Schumer të vendosë në dyshim paanshmërinë e gjykimit që do t?i bëhet Presidentit.
Republikanët dhe demokratët pritet të vendosin për procedurën e gjykimit që me shumë gjasa do të nisë më 6 Janar. Republikanët kanë shumicën, 53 nga 100 vendet e Senatit, ndaj dhe shkarkimi nga posti i Donald Trump ka thuajse aspak gjasa të ndodhë, siç e theksoi ditë më parë vetë kryerepublikani i Senatit Mcconell në një intervistë televizive.

Free Traffic Exchange