Në mëngjesin e 26 nëntorit, pas tërmetit që përshkroi vendin tonë, kryeqytetasit panë se ishte mbuluar me thasë jute të kafenjtë edhe Galeria Kombëtare e Arteve. Dilemës së tyre, se ccfarë kishte ngjarë apo nëse ka pësuar dëmtime në strukturë godina 45-vjeçare e artit, përfaqësuesit e këtij institucioni i përgjigjen duke thënë se: ?Është thjesht një vepër arti, bëhet fjalë për ?Pallatin e ëndrrave? të artistit Ibrahim Mahama, që ishte konceptuar për t?u inauguruar në datë 27 nëntor, në kuadër të ekspozitës ?Tirana Durim?.
Por çfarë është kjo vepër arti me thashë jute frymëzuar nga romani i Ismail Kadaresë ?Pallati i ëndrrave? (2012-2019)? Vepra synon të paraqesë kontradiktat /paradokset e qenësishme brenda historisë dhe format e punës që shfrytëzohen në kohën e sotme.
Në koncepti kuratorial të veprës vet artisti shpjegon për instalacionin se: ?Kontradiktat/paradokset ekzistojnë brenda objekteve me të cilët unë punoj, sikurse edhe në marrëdhënien midis meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Unë i shikoj bashkëpunëtorët, për të përmendur disa prej tyre si Bintu-ja, Samsia, Abdallai, Roberta, Kennedy, Arija, midis të tjerëve, si aktorë brenda realizimit të punimeve, sikurse dhe objekti në vetvete. Ekzistojnë momente shumë të rëndësishme detajesh brenda instalimeve të mëdha që unë realizoj me Bintu-në dhe ekipin në vendet e shumta të realizimit ku ne punojmë. Gjithmonë kam qenë i interesuar për mbetjet, qoftë nga bashkëpunëtorët që vijnë në punë apo qoftë nga vendet e realizimit (studio, magazina ushqimesh, hekurudha, kantiere ndërtimi, parqe dhe shumë të tjera), dhe si ndikojnë ato tek estetika e përgjithshme.
Shkëmbimi është një proces që unë e vë shumë në zbatim nga momenti i mbledhjes së objekteve, tek realizimi i punimeve në vende të ndryshme nëpërmjet negociatave të ndryshme, e deri tek ndërhyrja e tyre në vende specifike dhe më vonë. Me blerjen e materialeve të reja dhe shkëmbimin e tyre me materiale të vjetra, brenda këtyre sistemeve të ndryshme, i jepet formë mënyrës sesi del rezultati përfundimtar i punës estetike. Këto shkëmbime, ku nuk kërkohet përdorimi i termave monetare në transaksione të drejtpërdrejta, por në blerjen e gjërave të nevojshme, në dhënien e gjërave që janë të nevojshme për palën tjetër, në dhënien e objekteve si thasë ose gjëra të tjera?.