http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas rreth nje vit debati politik per ndryshimin e sistemit zgjedhor, deputetet e opozitës zyrtarisht depozituan ne parlament kërkesën per nje sistem proporcional te pastër me lista te hapuraPor ndryshimi i sistemit duket se mbetet qëllimi i deputeteve te opozitës se re apo partive te vogla ne te dy kampet, pasi socialistet jane pro sistemit proporcional rajonal.Përtej debatit me sistemin qe pritet te shqyrtohet vitin e ardhshëm, komisioni deri me tani ka mbyllur te gjitha ndryshimet qe zbatojne rekomandimet e OSBE ODIHR.Jane 3 drafte te cilat sanksionojnë nje kompozim ndryshe te KQZ, depolitizimin e plote te administratës zgjedhore, projekt pilot per aplikimin e teknologjisë ne zgjedhje, shkrirje te kolegjit zgjedhor, rinumërim te votave pas daljes se rezultatit; dhe te gjitha keto para se te votohen do ti çohen ODIHR per certifikim.Ne nje kohe qe ne kete proces nuk eshte përfshire PD dhe opozita, Gjiknuri ka përsëritur ftesen drejtuar Partise Demokratike.Miratimi i reformës zgjedhore me te gjitha palët politike eshte nje prej kushteve te Bundestagut per hapjen e negociatave, vete kryeministri edi rama kishte paralajmëruar se ndryshimet ligjore qe lidheshin me rekomandimet e ODIHR do te miratoheshin kete vit.Por mesa duket mazhoranca u tërhoq nga ky pozicion e tani mbetet per tu pare nese vitin tjeter do te miratohet nje reforme zgjedhore me konsensusin e PD apo opozita do te mbetet jashtë ketij procesi.