Prokurorët e SPAK betohen në Presidencë, gati dosjet e nxehta - News, Lajme - Vizion Plus

2019-12-19 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar betohen para Presidentit Meta.Tetë anëtarët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:  Elida Kaçkini,  Enkeleda Millonaj,  Edvin Kondili, zBehar Dibra,  Arben Kraja,  Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe  Altin Dumani, vendosën dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, duke lexuar edhe formulën e betimit para Presidentit Meta:?Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t?i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!?Presidenti i Republikës u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.Në ceremoni e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Avokati i Popullit Erinda Ballanca, Anëtarja e Gjykatës Kushtetues Vitore Tusha, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të OPDAT-it, misionit EURALIUS V dhe anëtarët e KLP-së.Me nisjen zyrtarisht nga puna, SPAK pritet menjehere te marre ne dore dosje te nxehta.