SPAK nis punën/ SHBA: Do çojë para drejtësisë 'të paprekshmit'! BE: Moment i rëndësishëm

2019-12-19 0

TIRANË- Të gjithë ndërkombëtarë, njëzëri e kanë cilësuar ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, si një hap shumë të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi.

SHBA-ja vë theksin se ky institucion i iri i Drejtësisë duhet t'i japë fund epokës së të "paprekshmëve" që nga zyrtarët e lartë e deri tek bota e krimit dhe se për këtë ka mbështetjen e pakushtëzuar.Nga ana tjetër, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf, shtojnë se ngritja e SPAK është thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.