Arben Malaj: PS eshte parti me komuniste se ne vitin 1992

2019-12-19 2

Parlamenti votoi sot për shkarkimin e Arben Malajt nga bordi i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, ish-ministri socialist i Financave thotë se Partia Socialiste sot është më komuniste për nga mentaliteti se në vitin 1992.

Blendi Fevziu: Përse u shkarkuat?

Arben Malaj: Duhet pyetur shoku Rama!

Blendi Fevziu: Shoku i thoni ju? Unë e di se është z.Edi Rama.

Arben Malaj: Unë di që është shoku sepse në partitë komuniste vazhdon të flitet me fjalët shoku.

Blendi Fevziu: Ç?domethënë parti komuniste? Është një parti ku ju keni milituar për thuajse 20 vjet.

Arben Malaj: Po partia ka dinamikën e saj.

Blendi Fevziu: Është më shumë komuniste sot se sa ka qenë në vitin 1992?

Arben Malaj: Besoj po!

Blendi Fevziu: Si?

Arben Malaj: Sepse varet nga mentaliteti.