#rtvora #oranews
Shqipëria dhe Komisioni i Bashkimit Europian filluan përgatitjet për organizimin e Konferencës së Donatorëve në lidhje me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Për këtë kryeministri Edi Rama takoi në Romë, komisionerin për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Pasi miratoi në Parlament paketën antishpifje dhe buxhetin për vitin 2020, kryeministri Edi Rama iu kthye çështjes më të rëndësishme që shqetëson vendin, rindërtimin, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Ai fluturoi pasditen e së mërkurës drejt Romës për të takuar komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.
Ky takim zhvillohet në lidhje me përgatitjet për organizimin e Konferencës së Donatorëve që do të organizohet në Tiranë në mes të muajit janar.
Ndërsa konfirmoi zhvillimin e konferencës, komisioneri Várhelyi ritheksoi gjatë takimit dhe vendosmërinë e ekzekutivit të BE-së për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/konferenca-e-donatoreve-rama-takohet-ne-rome-me-komisionerin-zgjerim-ne-be
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/KqAQ0vJU880
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp