Portalet 'shpëtohen' nga mbyllja, por u rritet gjoba! Parlamenti voton ligjin anti shpifje me ndrysh

2019-12-19 0

TIRANE - Me 82 vota pro, 13 kundër, 5 abstenim, dhe 5 që nuk votuan, parlamenti i Shqipërisë kaloi paketën Anti-Shpifje. Paketa pësoi disa ndryshime, mes të cilave një rritje të gjobave për portalet dhe ato nuk do të mbyllen pa vendim gjykate.

Me dhjetëra gazetarë këtë të mërkurë u ngritën në protestë para Kuvendit për të kërkuar tërheqjen e qeverisë nga paketa anti-shpifje që më shumë sesa rregullim për herë të parë me ligj të portaleve, cënon lirinë e shprehjes. Brenda Kuvendit, kryeministri Edi Rama në një fjalë të gjatë në mbrojtje të këtij drafti që ka 1 vit që është hartuar, edhe pse diskutimet e rralla nuk kanë qenë të frytshme, me ironi i quajti gazetarë heronj, teksa në të vërtetë i etiketoi ata si shkelës së të drejtave të qytetarëve. Kreu i qeverisë nuk u ndal konkretisht në shqetësimin më të madh të komunitetit të gazetarëve dhe instancave ndërkombëtare, që është kthimi i AMA-s, një organizëm i kushtëzuar nga shumica në pushtet, në gjykatë të gazetarëve. Rama u ndal sipërfaqësisht, duke thënë se në rastet e shpifjeve vendimmarrja nuk do të jetë e Këshillit të Ankesave apo Bordit (dy institucioneve në varësi të AMA-s, me gazetarë dhe juristë), por gjykatës. Por shpifja nuk është shqetësimi i parë i gazetarëve. Ky ligj i jep të drejtën AMA-s që me gjykimin e vetëm këtij institucioni, të urdhërojë AKEP-in të mbyllë një portal, pa pasur nevojë për një vendim gjykate. Nëse brenda 60 minutave nga urdhri, një portal refuzon të heqë një përmbajtje që i përkasin tre argumenteve: pornografi me fëmijë, nxitje e terrorizmit dhe kërcënim ndaj sigurisë kombëtar, portali mbyllet.

Free Traffic Exchange