Report TV -90 vota pro, miratohet buxheti për vitin 2020! Denaj: Është për rimëkëmbjen

2019-12-19 0

Pak para votimit të buxhetit për vitin 2020, ministrja Anila Denaj ka bërë një përmbledhje të asaj se çfarë parashikon ky buxhet, për të cilin theksoi se është në funksion të rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Jemi angazhuar për miratimin e kuadrit për të minimizuar dëmet e tërmetit dhe për të rimëkëmbur vendin pas kësaj situate. Të vijojmë me projektet e parashikuara më para se të ndodhte tërmeti. Angazhimi i ynë për integrimin e në BE mbetet i pandryshueshëm. I rimëkëmbjes dhe vazhdimësisë kështu mund të quhet ky buxhet. Akomodimin e fondit për rindërtim 20 mln lekë, 1 mln për qiratë. 35 mijë vende të reja pune, Në fund të vitit 2020 ky buxhet synon ky buxhet synon në masën 64.8%. Shpenzimet asete publike, bujqësi. Do të vijojnë investimet për infrastrukturën rrugore. Do të rritet huamarrja 10.4 mln lekë për rindërtimin e vendit. 2020 adreson nevojat domethënëse për tërmetit, por edhe vijueshmërinë të qëndrueshme të të gjithë parametrat", tha Denaj.

Free Traffic Exchange