AMA nuk do të mbyllë portalet, hiqet nga tekstit vetëm përmbajta me pornografi, terrorizëm

2019-12-19 0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë disa ndryshime të fundit në paketën anti-shpifje, amendimet e së cilës i ka lexuar në Kuvend ku u bë edhe miratimi i paketës. Pika më e kritikuar, ajo që AMA urdhëronte AKEP-in të mbyllte një portal nëse për 60 minuta nuk kishte fshirë një lajm që kishte pornografi me fëmijët, terrorizëm, dhe cënon sigurinë kombëtare, është hequr.

Pra, një portal nuk do mbyllet pa një vendim gjykate.

Sipas ndryshimeve të fundit, që tashmë kaluan në Parlament, nëse një portal ka përmbajtje me tre argumentet më lart, të cilat Balla theksoi se përbëjnë vepër penale, AMA do të urdhërojë heqjen e përmbajtjes, ose do të pengojë aksesin. Si hap i dytë, do të vendoset një njoftim "pop up" në portal që shfaq vendimin e AMA-s dhe argumentet mbi përmbajtjen e lajmit cënues. Pika e tretë që shtohet është e tillë: Është Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) që do t'i kërkojë me shkrim AMA-s të marrë vendim pas vlerësimit për kryerjen e veprës penale, dhe është AMA ajo që pas analizimit të fakteve merr vendim. Se cili do të jetë ky vendim, amendamenti nuk e saktëson, por fjala mbyllje e portalit nuk përmendet, përveç faktit që duhet të hiqet nga teksti vetëm ajo pjesë e përmbajtjes që përbën vepër penale. Pra edhe në rastin kur një portal ka publikuar një shkrim që prek një nga 3 argumentet e 'ndaluara' faqja nuk mbyllet. Pas kësaj procedure, e cila në draftin e parë nuk ishte e parashikuar, vendimi i AMA-s i komunikohet AKEP-it.

Por nëse ka dyshime për përmbajtjen dhe faktin që a është apo jo subjekt i pornografisë, terrorizmit, dhe cenimit të sigurisë kombëtare, atëherë AMA dëgjon edhe përfaqësuesit e portalit dhe gazetarin që ka bërë shkrimin. Vendimi që AMA merr mund të ankimohet 10 ditë pas miratimit, dhe është Gjykata ajo që vendos për t alënë ose jo në fuqi atë.

Free Traffic Exchange