Me ndryshimet e fundit të lexuara në sallën e parlamentit nga kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, u tha se portalet nuk do të mbyllen, por vetëm do të merren masa për gjobitje ndaj tyre, përgënjeshtrime, apo fshirje të lajmeve ose vetëm të përmbajtjes që është cënuese. Por ndryshe ndodh me televizionet, për të cilat AMA mund të marrë vendim deri në heqjen e licencës. Teksa më herët relatori i paketës anti-shpifje, Musa Ulqini, shprehej se ky ligj nuk prek televizionet, por vetëm median online (portalet), me amendamentin që Balla bëri në moment të fundit në Kuvend, saktësohet se heqja e licencës, ulja e kohëzgjatjes së licencës, apo pezullimi i përkohshëm i saj, është për ofruesit e shërbimeve audio dhe audiozive.
Në nenin 132 në pikat c, ç dhe d, që ishin vetëm, pezullim, ulje e kohëzgjatjesh dhe heqje e licencës ose autorizimit, shtohet edhe fjala "për ofruesit e shërbimeve audio dhe audio-vizive".