Tekstet shkollore me probleme/ Mësuesja e vjetër: Të vështira dhe shumë abstrakte

2019-12-19 1

Rezultatet tejet të dobëta të nxënësve të klasave të nënta në Pisa 2019 në fakt janë të dukshme në të gjitha klasat e sistemit nëntëvjeçare.


Tekstete e reja të përkthyera shpesh herë dhe keq nga tekstet angleze kanë krijuar vështirësi të theksuara tek nxënësit për të nxënë tek prindërit për ti ndihmuar po aq dhe tek vetëm arsimtaret.

Lumturi Cani ka punuar 42 vjet në arsim, ish mësues në shkollën Gustav Majer në zonën e ish parkut dhe sot i duhet të ndihmojë mbesën që të bëjë mësimet në orët e pasdites, por ajo thotë se tekstet janë shumë të vështira dhe abstrakte.

Lumturia bën krahasimin me tekstet në kohën kur ajo ishte në mësuese madje thekson se këto tekste nuk ndihmojnë aspak mësuesin për të shpjeguar.

Si arsimtare ajo nuk kundërshton kurikulën e re por thekson se me këtë kurikulë duhet të ishin mësuar më parë ata që iu japin mësim nxënësve të nëntëvjeçares.

Shqetësimi i prindërve i ish arsimtarëve si dhe rezultatet e Pises ku Shqipëria zbriti 10 vende në renditje duke lënë pas vetëm Kosovën ,Maqedoninë dhe Bosnje Hercegovinën duhet të jetë një kambanë alarmi për ministrinë e arsimit pasi po edukohet një brez që ka shumë analfabetë funksionalë ,thënë ndryshe arrijnë të lexojnë në gjuhën shqipe por nuk kuptojnë çfarë kanë lexuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkolla#TopChannel