Gjendje tragjike në kampet e refugjatëve në Greqi, fëmijë që duan të vrasin veten

2019-12-19 0

Pas pamjeve dramatike të reportazhit të fundit të BBC që zbuloi se shumë prej fëmijëve të refugjatëve të cilët jetojnë në kampin famëkeq të Morias në ishullin grek të Lesvos duan të vrasin veten, edhe televizioni shtetëror zvicerian pasqyron në një kronikë të re televizive gjendjen tragjike dhe kushtet ç?njerëzore në kampin e ishullit të Samos.


Ndërsa është ndërtuar për të mbajtur vetëm 680 vetë, numërohen mbi 8000 refugjatë dhe emigrant, fakt që ka bërë që tashmë banorët e ishullit të mos t?i ndihmojnë më ata dhe të kërkojnë prej organeve lokale largimin e tyre.

?Realisht ky kamp është një qytet i dytë. Kur në 2015-ën filloi kriza me sirianët, banorët ndihmonin, por tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi është zvogëluar numri i sirianëve dhe është rritur numri i atyre që vijnë nga Afrika apo vende ku nuk ka luftë?, thotë Georgios Dionisiou, zv.kryetar bashkie.

Ashtu si edhe në kampin e Morias që mban 7 herë më tepër refugjatë se kapaciteti, në kushte tepër të rrezikshme për shëndetin e tyre, edhe në ishullin Samo ka mungesa të jashtëzakonshme sidomos për fëmijët e vegjël.

Sipas të dhënave nga OKB, numri i refugjatëve që kanë hyrë në Greqi këtë vit ka shkuar në rreth 69000 vetë, ndërsa në Itali kanë hyrë vetëm 1500.

?Sezoni turistik në Samo zakonisht fillon në maj dhe mbaron në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit. Vitet e fundit shohim vizitorët të fillojnë të shtohen vetëm në korrik. Kjo nënkupton 3 muaj të humbur para dimrit?, tregon Manolis Giokarinis, banor i ishullit Samo.

Ajo që tronditi opinionin publik në reportazhet nga kampet e tmerrisht ishte fakti se dëshira për vetëvrasje shihet në shumicën e mbi 7000 fëmijëve, të cilët kanë përjetuar tmerret e konflikteve të armatosura nga zonat ku vijnë si Siria, Afganistani apo vende të tjera.

Qeveria greke është tepër e shqetësuar nga përshkallëzimi i krizës migratore, ndërkohë që ndodhet në kulmin e konflikteve me Turqinë sa i përket pretendimeve të Ankarasë për ZEE në juglindje të Kretës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Greqi#TopChannel