Pavarësisht pretencës së Prokurorisë që kërkoi konvertim me 3 vite shërbim prove për ish-deputetin Ervin Salianji, gjyqtari Artan Gjermeni nuk e mori parasysh.
Për të njëjtën akuzë, atë të kallëzimit të rreme, Gjermeni vendosi dënim me 2 vjet burg për Fredi Alizotin, i cilësuar si dëshmitari i rremë në audiopërgjim.
Albert Veliu, i njohur me nofkën ?Babalja?, u dënua me 3 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale kalim i paligjshëm i kufirit dhe kallëzim i rremë. Ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, Gjykata vendosi që dënimin me 6 muaj burg të konvertohet me 100 orë punë.
Ish-deputeti Salianji paralajmëroi se do t?i drejtohet Gjykatës së Apelit dhe asaj të Strasburgut, pasi sipas tij vendimi ndaj tij ishte mafioz dhe i urdhëruar politikisht.
?Ishte e pritshme sepse ishte bërë gati kohë më parë. E pabazuar në ligj dhe në fakte, vetëm e bazuar në vendime politike. Ky gjyqtar në një çështje më parë, ku unë kam qenë palë, kemi kërkuar përjashtimin e tij sepse ka qenë në një konflikt interesi. Nuk ka mafje, nuk ka llum që më ndalin dot?.
Në një dalje për mediat, Lulzim Basha shpërtheu në akuza ndaj gjyqtarit Gjermeni duke adresuar edhe një mesazh për Kryeministrin Rama, të cilin e akuzoi se qeveris me krimin e bandat.
?Gjyqtari Artan Gjermeni, i cili dënoi sot pa prova Ervin Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashi, është as më pak e as më shumë, anëtar i bandës së Lushnjës, e cila ka nisur të gjallërohet sërish nën pushtetin e Edi Ramës. Nuk ka asnjë dyshim se ushtari i bandës së Lushnjës e kishte marrë prej kohësh vendimin politik që Edi Rama e shpalli prej ditës së parë të publikimit të skandalit Xhafaj. Mesazhi im për Edi Ramën është i thjeshtë dhe i qartë: I ke bërë llogaritë gabim! Me krimin e organizuar, Edi Rama sundon drejtësinë?.
Akuzat në adresë të Ramës i vijoi edhe për paketën anti-shpifje, duke e cilësuar minim të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
?Edi Rama miraton ligjin që synon t?i mbyllë gojën medias online për të mos denoncuar aferat e rënda korruptive të tij dhe të familjes së tij, afera që fusin dorën në xhepat e shqiptarëve për t?i vjedhur ata, në mënyrë që të pasurojnë Edi Ramën?
Bashkë me shqiptarët, Basha tha se Partia Demokratike do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme për të larguar nga pushteti Kryeministrin Rama, që sipas tij qeveris me një grusht oligarkësh e kriminelësh.