Ruçi i terheq vemendjen deputetes se PS: Ashtu e? Vete firmosni, vete vulosni

2019-12-19 1

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi i ka tërhequr vëmendjen deputetes së PS, Evis Kushit.
Ndërsa po lexonte nenet e buxhetit të shtetit që kaluan në votim, ajo ka kërkuar fjalën për të bërë disa saktësime.
Gramoz Ruçi: Urdhëro, urdhëro...
Evis Kushi: Kemi nevojë për të bërë një saktësim për të qenë korrekt me atë çka u votua në komisionin për ekonomi dhe financat. Në vend të ?burrë, grua? ne do të vendosim ? bashkëshort, bashkëshorte? për ta sqaruar dhe saktësuar më mirë lidhjen gjinore në familje dhe e dyta, pas fjalës ?fëmijë? do të shtojmë ?vetëm një herë ndaj një përfituesi?, sepse kjo ishte çka votuam në Komisionin e Ekonomisë, pra tatimi mbi të a4rdhurat hiqet vetëm për një banesë, kështu që po e lexoj edhe një herë të potë
Gramoz Ruçi: Ka mundësi, kush e ka ndryshuar formulimin?
Evis Kushi: Jo kështu u ra dakord në Komisionin për Ekonomi dhe Financa
Gramoz Ruçi: Po kush ua ka ndryshuar
Evis Kushi: Nuk u specifikuar siç duhet
Gramoz Ruçi: Ashtu ë?
Evis Kushi: Nuk është zbardhur mirë?
Gramoz Ruçi: Po kush i zbardhi? Ju i zbardhni, vetë firmosni, vetë vulosni. I firmosni dhe i vulosni mirë, hajt... /tvklan.al

Free Traffic Exchange