Historia e trishte e vajzes me skleroze të shumëfishtë: Prej 4-vitesh nuk mund te eci

2019-12-19 2

?Historia ime? solli sot historinë prekëse të një vajze, 28-vjeçare nga qyteti i Elbasanit. Prej 7-vitesh Florida Tufa, u diagnostikua me sklerozë multiple. Kjo sëmundje është një patologji e sistemit nervor qëndror, për të cilin shkaqet janë të panjohura. Ajo karakterizohet me zhveshjen e fijeve nervore, në sistemin nervor qëndror, të cilat kontrollojnë lëvizjet e muskujve. Kjo patologji manifestohet në mënyrë të ndryshme, tek secili individ duke filluar nga dhimbjet e muskujve deri në pamundësi për të ecur.

Në studio, Florida ka treguar se sëmundja ka avancuar së tepërmi dhe prej 4 vitesh ajo nuk mund të eci. Gjatë kësaj kohe ka marrë mjekime të ndryshme, por pa asnjë rezultat.