Gjermania në nevojë urgjente për fuqi punëtore

2019-12-19 0

Katër vitet e fundit, në Gjermani, janë punësuar 430 mijë refugjatë. Ndër ta, më shumë se 40 mijë, kanë përfunduar kurse profesionale.


Por, kjo sipas DW, nuk mjafton. Çdo dy sipërmarrje në gjermani përballen me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore. Dhe sipas dhomës së industrisë dhe tregtisë, nuk shihet në horizont ndonjë përmirësim i mundshëm. Vitet në vijim, në gjermani, do të dalin në pension aq shumë punëtorë sa që nga viti 2030, do të mungojnë rreth gjashtë milionë punonjës në treg.

Në kompanitë e zanateve në gjermani, ka një mungesë prej 250 mijë punëtorësh aktualisht. Problemi, konsiderohet aq serioz sa që edhe vetë kancelarja Angela Merkel, ka thirrur një takim në zyrën e saj dhe përveç politikanëve në nivel federal, në të ishin të pranishëm edhe krerët e shoqatave të ekonomisë gjermane, sindikatave, agjencisë së punësimit etj.

Për ministrin e financave, Olaf Scholz, Gjermania ka nevojë për emigrantë dhe kjo mund të bëhet në mënyrë të organizuar. Një ligj i ri do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020 dhe ai parashikon mundësinë që në tregun gjerman të punës të futen edhe punëtorë nga vendet jashtë BE. ?Na duhen procedura të cilat e bëjnë shumë të qartë se ne jemi të interesuar që njerëzit të vijnë tek ne?, tha kancelarja Merkel, e cila paralajmëroi të gjitha autoritetet e brendshme dhe ato që kanë të bëjnë me të huajt, se duhet të bashkëpunojnë ngushtë mes tyre.

Për ministrin e jashtëm, Heiko Maas, duhen shtuar kapacitetet dhe duhet bërë digjitalizimi i procedurave për dhënien e vizave për punë ndërkohë që duhet përmirësuar edhe procedura për njohjen e diplomave dhe kualifikimeve të huaja.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Germany#DW#TopChannel