Report TV -U dënua nga gjykata penale/ Salianji: Nuk ka 'qelbësirë' që më ndal

2019-12-19 0

Jashtë dyerve të gjykatës penale e cila ka dhënë vendimin për deklarimin e tij fajtor për akuzën e kallëzimit të rremë, ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë akuza të forta ndaj trupës gjykuese dhe palëve politike. Ai tha se pavarësisht përpjekjeve asgjë nuk do ta ndalë, për të thënë atë që ai e quajti "e vërteta".

"Siç ishte e pritshme ishte një pretencë e shkruar. Ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më parë, e pabazuar në ligj dhe në prova, nga një gjyqtar i bandës së Lushnjes i cili i shërben karrierës së tij në PS. Po ky gjyqtar në një çëshjet tjetër të mëparshmen timen është tërhequr për shkak të konfliktit të interesit. Nuk ka llum, llucë dhe qelbësira që më ndalin dot. Kanë tentuar të më devijojnë të vërtetën. Më bëjnë të jem më i motivuar. Nuk më tremb asapak se fjala e kryeministrit për të intimiduar për opozitën, nuk është një kërcënim për burgosje por për karrierën politike. Do të apeloj dhe do ta ndjek në çdo instancë gjyqësore. Gjyqtari shok me Xhafajn sot i ka bërë një nder atyre", tha Salianji.

Free Traffic Exchange