Dhoma e Ulët e Kongresit Amerikan pritet të votojë sot për nisjen e hetimit penal ndaj Presidentit amerikan Donald Trump. Komisioni i Ligjeve miratoi të martën procedurën e votimit, që do të paraprihet nga një debat 6 orësh.
Hetimi bazohet tek dyshimet se Presidenti Trump ka mbajtur peng ndihmën ushtarake për Ukrainën me vlerë 400 milionë dollarë.
Sipas demokratëve, Trump i ka bërë presion homologut ukrainas Zelenski në një telefonatë të 25 Korrikut, duke i kërkuar nxitjen e hetimit për rivalin demokrat Joe Biden, në këmbim të dhënies së ndihmës.
Demokratët akuzojnë Trump-in se është përpjekur të dëmtojë garën presidenciale të rivalit demokrat, duke shfrytëzuar postin.
Por presidenti Trump e konsideron hetimin e kërkuar nga demokratët ?gjueti shtrigash? dhe mohon kategorikisht akuzat.
Nëse miratohet nisja e hetimit penal në të dyja dhomat e Kongresit, Trump mund të shkarkohet nga posti i Presidentit.
Tv Klan