Report TV -Humbën djalin në Gërdec, çifti Durdaj kërkon në gjykatë rihapjen e dosjen së 'Mediut'

2019-12-19 2

Feruzan dhe Zamira Durdaj, dy prindërit e Edison Durdaj, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, kërkojnë marrjen të pandehur të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Kërkesa e çiftit Durdaj është kanalizuar nëpërmjet një padie në gjykatën e Tiranës, të cilët në cilësinë e personave të dëmtuar rëndë nga tragjedia e Gërdecit, kërkojnë që ish-ministri Mediu, të merret i pandehur për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës? dhe çështja kundër tij ti përcillet gjykatës, me qëllim përballjen si i pandehur para ligjit.

Free Traffic Exchange