Duke folur për ligjin e gjuhëve dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias, Pendarovski theksoi se Komisioni i Venecias e ka cilësuar Ligjin e Gjuhëve si kushtetues dhe se nuk është shkelur Kushtetuta e vendit tonë, por vërejtjet, siç thekson Pendarovski, kanë qenë në sistemin gjyqësor.
?Komisioni i Venecias nuk tha se ligji është kundër Kushtetutës së vendit tonë, po ashtu Komisioni nuk tha se shqiptarët kanë më shumë të drejta, biles na përgëzuan sepse kemi shkuar përtej pritjeve standardeve evropiane. Ata kishin vetëm një vërejtje, atë në sistemin gjyqësor ku ne nuk jemi në nivel si vend të përdorim edhe aty?, tha Pendarovski.
Presidenti Stevo Pendarovski porositi pushtetin e ri që do të zgjidhet nga zgjedhjet e parakohshme të 12 Prillit të vitit 2020 që të fillojë me pastrimin e gjyqësorit, por fillimisht me pastrimin e politikanëve. Ai shtoi se prej kur jemi shtet, vetëm personat e varfër përfundojnë në burg, madje për vepra shumë të vogla.
?Për shumë raste gjyqësore deri më tani nuk pamë përfundim, ndërkaq disa u vjetërsuan. Maja e gjendjeve të këqija në sistemin gjyqësor është afera ?Reket?, ndërkaq kreatori i regjimit iku nga drejtësia. Asnjë politikan i lartë ose biznesmen nuk mbaroi prapa grilave, ndërkaq duhej disa. Për atë pushtetit të ri do t?i porositja që duhet të bëjë pastrim të gjykatësve dhe prokurorëve, por edhe të neve politikanëve?, tha Pendarovski.
Sa i përket Minishengenit Ballkanik, Pendarovski theksoi se ai duhet të përbëhet nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo i cunguar me vetëm tre vende, ndryshe sipas tij, kjo ide nuk do të funksionojë.
?Minishengeni Ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Minishengeni që të jetë funksional duhet të jetë i plot, ndryshe nuk funksionon. Me këtë aleancë nuk kemi të bëjmë as me Jugosllavinë e madhe dhe as me Shqipërinë e madhe, kanë kaluar ideologjitë e vjetra të shekullit të kaluar, këto duhet t?i arkivojmë. Minishengeni na duhet për të përmirësuar jetët tona në Ballkan dhe për të shuar përfundimit konfliktet në rajon?, tha Pendarovski.
Ai mes tjerash njoftoi se takimi i liderëve të partive politike, që u mbajt menjëherë pas Samitit të fundit evropian tregoi se kemi potencial të mjaftueshëm që në momente të vështira të jemi të unifikuar. Pendarovski propozoi model për arritjen e konsensusit të gjerë shtetëror.
Tv Klan