Rama thirrje Diasporës: Jeni faktor i madh i rindërtimit, shtëpia jonë e përbashkët duhet të ngrihet

2019-12-19 0

Kryeministri Rama duke folur në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës ka falenderuar të gjithë të pranishmit duke thënë se Diaspora është një nga investitorët më të mëdhenj të vendit. Sipas Ramës rreth 86% e familjeve shqiptare marrin ndihmë financiare nga emigrantët. Ndërkohë Rama ka gjetur rastin të kërkojë edhe ndihma për fazën e Rindërtimit nga Diaspora.

"Jemi në një takim dhe e sollëm pjesën e tërmetit se dëmet që pasoi tërmeti ka shumë të dhëna që tregojnë në kohë në tërmetet e mëparshme se shumica e ndërtesave janë bërë nga diaspora. Shumë nga banorët morën ndihma nga diaspora. Sot shumë gjëra kanë ndryshuar më vjen mirë që sistemi ynë është në gjendje të përballojë një emergjencë të tillë edhe pse dëmet janë shumë të mëdha. Më vjen mirë që 13 mijë banorë u sistemuan nëpër hotele e struktura të tjera si shtëpi me qira. Përkujdesja për të mos pasur asnjë mungesë. Brenda muajit Janar të kemi një faturë paraprake të dëmeve të tërmetit. Faturimi i dëmeve është një proces që vazhdon dhe fill pas kësaj do të jetë rindërtimi. Është një proces që do të ketë një përcaktues ndikim në të ardhmen tonë. Duam të dalim më të forta nga kjo situatë. Falë procesit të rindërtimit të krijojmë një marrëdhënie të re me njerëzit. Disapora ka qenë investuesi më i madh në Shqiëpri. Statistikat thonë se 86% e familjeve shqiptare kanë përfituar ndihmë financiare nga të afërmit jashtë. Miliona dollarë u mblodhën pas tërmetit. Duhet të bëjmë një sër iniciativash për t'i dhënë rol Diasporës për një forcë shumë të madhe. Sot kemi tre agjenci kombëtare të Diasporës. Së shpejti do të kemi edhe një qendër studimesh dhe publikimesh për Arbëreshët. " tha Rama ndër të tjera

Free Traffic Exchange