http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në Këshillin Koordinues të Diasporës në Tiranë është shprehur se procesi i rindërtimit do jetë tërësisht transparent dhe nuk do lejohet asnjë abuzim.Shefi i qeverisë në fjalën e tij ka deklaruar ndër të tjera se personat që kanë kontribuar financiarisht për tërmetin e 26 nëntorit se ndihma e tyre do të shkojë në destinacion.?Sot që flasim vijon inspektimi i inxhinierëve për të ndihmuar dhe ne urojmë që brenda janarit të kemi një raport të post-katastrofës, por edhe një faturë finaciare paraprake. Fill pas saj do të filloj pjesa e rindërtimit. Në duam të dalim më të fortë nga kjo situatë dhe falë procesit të rindërtimit të krijojmë një cilësi të re në marrëdhëniet e njerëzve, por edhe marrëdhëniet e njerëzve me vetë vendin. Qysh në sekondën e parë ne patëm komfortin e mbështetjes së Diasporës, që për hir të së vërtetës në 30 vite e Shqipërisë ka qenë investitori më i madh në Shqipëri.?Kryeministri theksoi se për situatën e krijuar na tërmeti, ndihma nga Diaspora ka një rol thelbësor në rindërtimin e zonave të prekura.?Askush nuk ka investuar më shumë se Diaspora shqiptare. Ne jemi besimplotë që fondet, përtej vlerës së tyre të konsiderueshme financiare, kanë një vlerë të konsiderueshme morale dhe sociale, do të shkojnë aty ku janë destinuar sipas një transparence të plotë. Mekanizmi i transparencës do të jetë i besueshëm dhe i aksesueshëm nga të gjithë.?