Ora News - Hajdari-Ramës: Je i lodhur, të iku koha. Kryeministri: Je e freskët, s'të ka ardhur koha

2019-12-19 0

#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Rudina Hajdari janë përfshirë në një debat gjatë seancës parlamentare.

Hajdari i kërkoi kryeministrit Rama që të tërhiqet nga ligji për median, duke i thënë se i ka ikur dhe është lodhur 6 vjet në pushtet. Por me ironizëm Rama i përgjigjet se është e freskët dhe akoma nuk i ka ardhur koha, duke theksuar se ligji per mediat do te miratohet.

Hajdari: Ajo që më vjen keq është se Edi Rama del në podium dhe flet gjatë gjithë kohës për arritjet në qeveri. Mendoj se nuk është momenti të merreni me këtë. Mendoj se duhet të jeni më pak zemërgjerë dhe të shikoni përtej kabinetit tuaj qeveritar. Duhet ti falënderoni shqiptarët dhe jo qeverinë tuaj. Nëse ka njeri që sot vuan më shumë sesa ju nga shpifjet, nga goditjet që ju bëhen nga mediat janë shqiptarët që ju kaloni në këtë parlament. Rama ju nuk do dilni më të fortë nga ky tërmet. Unë e di që krizat përdoren për të përforcuar pozicionet e një qeverie. Ju kërkoni që nëpërmjet kësaj katastrofe të bëheni më të fortë, por koha juaj vërtet ka mbaruar. Ju e shikoni vetë, jeni lodhur. Jeni lodhur se keni 6 vite ne qeveri. Keni 6 vite që flisni pa limit, shpikni çdo gjë, çdo platformë për të bërë propagandë.

Rama: Nëse do ta përmblidhja replikën me një fjali do ti referohesha avokat Ngjelës që në këto raste do thoshte "Amanet mushkat". Por unë dua të them pak më shumë se kaq. Së pari më nxore mallin e liderit legjendar të partisë tënde të vjetër që dikur e përdorte atë fjalën "je i lodhur ka ikur koha jote". Ju jeni e freskët zonja Hajdari, koha juaj nuk ka ardhur akoma, por nuk është kjo mënyra për të bërë politike të re, siç ju pretendoni dhe aq më tepër nuk është mënyra për të bërë politikë të re duke mos lexuar ligjin për të cilin merr përsipër të flasësh, sepse qartësisht nuk e ke haberin fare të ligjit që ne sot do ta miratojmë. Megjithë keqardhjen që nuk ta plotësoj dot dëshirën që të tërhiqem urgjent sikurse na bëni thirrje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/hajdari-rames-je-i-lodhur-te-ka-ikur-koha-kryeministri-je-e-fresket-nuk-te-ka-ardhur-koha

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp