Ora News - Paketa antishpifje, Rama: Do miratohet duan apo s’duan heronjtë jashtë. Meta do e kthejë

2019-12-19 0

#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet. Paketa Antishpifje do të miratohet sot.

Edi Rama: Duan organizatat nuk duan organizatat, duan heronjtë që janë tek dera me Peci Vasilin në krye nuk duan ata, ky ligj do kalojë sot dhe do i japë thjesht dhe vetëm një instrument sidoqoftë të thjeshtë cdo individi që pasi kur del tek dera e shtëpisë ha një batare me llum e baltë të ketë një adresë ku të shkojë të ankohet. Më falni këtë baltën ma hodhën por a ka mundësi që këtë baltë të mos ma hedhin më.

Rama nënvizoi se kjo paketë është 100% e përputhur me standardet ndërkombëtare dhe la të hapur mundësinë e korrigjimit të paketës në vijimsi

Edi Rama: ?Nuk ka ligj të përsosur. Çdo ligj është i përmirësueshëm por nuk mund ta shtyjmë në pafundësi në kërkim të perfeksionit. Ky ligj do të miratohet sot si një e drejtë që do të mbrohet nga llumi I shpifjes dhe ne do vazhdojmë punën për aspektet proceduriale rregullatore sic kemi rënë dakord dhe nga fjalia e parë tek fjalia e fundit ligji është 100% i përputhur me standardet ndërkombëtare. Nuk jua them unë por jua them të konfirmuar 100% me shkrim nga institucioni I përcaktuar për të ndjekur këtë rocess, që është OSBE.?

Ndërkohë Rama la të kuptojë se vetë nuk do të ndjekë rrugën që parashikon ligji për tu ankuar tek AMA por do ndjekë cështjen në gjyq.

Edi Rama: Që ta dini sot unë personalisht nuk merrem me AMA. Unë me këta do shkoj në gjykatë. Janë bërë nja 60 çështje. Mund të shkojnë 600 apo 6 mijë, varet sa do rrijë këtu. Këta ose do të vijnë të provojnë në gjykatë që ata që thonë janë të vërteta. Dhe nëse njëri do dalë që do ta provojë unë do iki që këtu ose këta do të dënohen në gjykatë si fajtorë për përhapjen e shpifjeve. Duke qenë se pas tërmetit kam hapur librat e shenjtë për ti ndarë dhe me ju nuk po ju them cfarë thonë ata, për shpifjen e shpifësit por po ju siguroj se ata që thotë Kurani janë shumë herë më të rënda se ata që mund të them unë në ditën kur mund të jem më I angazhuar se kurrë kundër tyre?

Rama tha se presidenti do e kthejë pr/ligjin

Edi Rama: "Nga sot të gjithë shqiptarët do ta dinë që kanë në dispozicion një instrument që do ta vënë në punë pas vitit të ri se presidenti do na e kthejë para vitit të ri"



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/paketa-antishpifje-rama-do-miratohet-duan-apo-sduhen-heronjte-jashte-e-di-qe-meta-do-e-ktheje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp