Report TV - Rama: Në SHBA Byroja e Hetimit e mbyll portalin pa vendim gjykate

2019-12-19 0

Kryeministri Edi Rama ka sjellë shembullin e vendeve të botës dhe ligjeve të tyre ndaj shpifjes dhe fyerjes ku në shumicën e tyre është vepër penale dhe në disa vende merren vetëm masa administrative me gjobë, por në vlera të larta.

"Këtu jemi përballë një turme që nuk denjon të lexojë dhe thotë hapur nuk na intereson çfarë shkruhet në ligj, ne nuk duam ligj. Raporti i OSBE 2017 në 3/4, pra në 42 shtete nga 57 anëtare të OSBE, fyerja dhe shpifja është vepër penale. Nga analiza e thellë për ligjin, rezulton se ka tre qasje ndaj fyerjes dhe shpifjes. Së pari, 20 shtete, Austria, Belgjika, Çekia, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Polonia. Portugalia, Sllovenia, Spanja,. Greqia, Italia, Suedia, Luksemburgu. Malta, Holanda, etj,. parashikojnë fyerjen vepër penale që dënohet me burg. 5 shtete, Qipro, Irlanda, etj, e rregullojnë me pasojat e tyre në legjislacionin civil. Dhe Anglia zbaton gjobën më të lartë 200 mijë stërlina. Bullgaria dhe Franca e parashikojnë vepër penale dhe dënim me gjobë dhe jo me burgim. Legjislacioni më i ashpër ndaj fyerjes dhe shpifjes, është ai i Gjermanisë. Kodi Penal parashikon 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen, dhe rastësisht është vendi ku ka më pak shpifje, më pak fyerje.

Në SHBA Byroja e Hetimit ndërhyn pa asnjë vendim gjykate dhe mbyll me urdhër çdo lloj ëebsite dhe çdo lloj përmbajtje që konsiderohet cënuese në shumë aspekte. Në Gjermani është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit ekzistues në rrjetet sociale, dhe është sot përpjekja më e suksesshme për të shuar përmbajtjen potencialisht të dëmshme në interneti", tha Rama.

Por kreu i qeverisë, tha se BE, OSBE dhe Këshilli i Evropës ka kërkuar që Shqipëria të mos i referohet këtyre shteteve që kanë legjislacione kaq të ashpra.