Report TV - Sot miratohet paketa anti shpifje, gazetarë dhe aktivistë në protestë para Kuvendit

2019-12-18 0

Në një kohë kur në Kuvend pritet që të miratohet 'paketa anti-shpifje', gazetarë, aktivistë dhe analistë, mbështetur dhe nga opozita jashtë parlamentit, do të zhvillojnë paraditen e sotme një protestë kundër këtij projekt ligji.

Protesta kundër paketës anti-shpifje pritet të nisë në orën 09:30, para Parlamentit.Pjesëmarrësit në këtë protestë paraqesin kërkesat e tyre për hedhjen poshtë të paketës anti-shpifje.

1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;

2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi.

Gazetarët dhe aktivistët në protestë, pretendojnë se paketa anti shpifje nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.