Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Edi Rama në parlament:- ?Në një kohë relativisht të shkurtër mazhoranca e koordinuar drejt në tërë nivelet e saj beri gati për të kaluar në seancën plenare të kuvendit një reformë shumë të rëndësishme dhe delikate. Një repormë të vështirë por të drejtë?.
Ministri Edi Rama përpara për beteja të reja. Pasi ka përfunduar me Kinostudion, TOB, ka hedhur sytë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe reforma të thella parashikohen, që mund të fillojnë me largimin e zv/ministrit Kreshnik Tartari dhe të përfundojnë me kërkesën e Ramës për ndjekje penale të drejtuesve të FSHF.
Edi Rama, ministër i Kulturës:- ?Gjëja më skandaloze ishte e përgjithshmja e këtij akt kontrolli, i cili dëshmon se në FSHF nuk ka përgjegjshmëri në shpenzimin e parave të shtetit, të taksapaguesve. Nuk jam unë ai që do të gjykoj në rast se këto shkelje përbëjnë një objekt të organeve kompetente që merren me ndjekjen penale, por më takon mua të them që është e patolerushme që shteti shqiptar të vazhdojë të sponsorizojë një aktivitet që drejtohet nga një institucion i cili nuk meriton të quhet i tillë në raport me transparencën, në raport me disiplinën financiare. Përsa i përket penaliteteve që mund të përmbaj ajo dosje këtë do ta thonë organet kompetente të cilave unë do ti drejtohem për verifikim?.
Gazetari:- Zoti Rama ju aty keni thënë që reforma në sport do të filloj që nga dikasteri im, ndërkohë që sot në shtyp është insinuar që mund të largohet edhe zv/ministri Tartari, të cili ju deri tani i kishit deleguar gjithçka për sportin por ju dje dolët i vetëm pa të në konferencë shtypi.
Edi Rama, ministër i Kulturës:- ?S?kam koment për këët?.
Deklarata e Edi Ramës ka befasuar drejtuesit e Federates. Askush nuk e priste që do tju vinte radha kaq shpejt.
Sulejman Starova:- ?Ishte një konferencë shtypi befasuese për faktin se kemi patur relata shumë të mira me ministrinë. Për këto shkelje që janë vërejtur të paktën duhej të ishte thirrur presidenti dhe sekretari ekzekutiv. Deri tani nga kontrolli i shtetit çdogjë shkon mire?.
Nesër Federata do të formulojë zyrtarisht vërejtjet e saj për akuzat e ministrit Rama./tvklan.al
Gazetar ? Dritan Shakohoxha