Gjatë debatit që po zhvillohet në studion e ?Opinion? për paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria, i ashpër ka qenë debati mes deputetit të PS Musa Ulqinit dhe pedagogut Mark Marku.
Musa iu drejtua Markut duke i thënë se nuk do të donte që fëmijët e tij të kishin një diplomë me firmën e këtij të fundit?
Marku: Musa të dëgjova 20 minuta dhe më duket sikur po dëgjoj Radio Tirana para nja 50 vjetëve? emisioni i lajmeve, parti apo bën ketë, po bën atë.
Ulqini: Marku, dëgjo, ke ardhur në Komision dhe ke përdorur terma..
Marku: I përdor si të dua se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju.
Ulqini: Respekto se je profesor.
Marku: Po pra se jam profesor po them mos thuaj?
Ulqini: Unë jam njeri i votuar dhe flas në emër të atyre qytetarëve që ti me shokët e tu i nxore në mes të natës.
Marku: A ke urdhër të mos më lesh të flasë?!
Ulqini: Di vetëm një gjë, po të garantoj, që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij firmën tënd, sepse nuk flitet siç flet ti, nuk fyet siç fyen ti dhe nuk bëhet politikë siç bën ti.
Marku: Po sigurisht se ti do ta çosh tek shkolla e partisë?
Ulqini: Fëmijët e mi janë të shkëlqyer. Fyerja nuk është argument.
Marku: Nuk po të fyej, ju se keni për fyerje?
Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tillë ti, nuk arrij ta kuptoj.
Marku: Po më lër more të flas tani?O Blend të lutem më lë të flas ?po si do mbaroj po s?më latë të flas si do mbaroj.
Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë.
Marku: Më lini pra të flas.
Fevziu: Dakord po thuaje.
Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua.
Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë.
Marku: Me këtë po merrem po s?të lë ai ?a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë.
Fevziu: Këtë po të them fol.
Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë.
Ulqini: Na ke sha boll.
Marku: Dhe do të masakroj?do të hedh këtë shishen në kokë?boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë ?Do ta mbyll gojën me forcë po them.
Elira Kokona: Kjo është vepër penale.
Marku: Mos ha m*t më po të them? Kaq po ju them mos hani m*t më mos ndërhyni kaq po them?