Nuk do doja kurre qe femijet e mi te kishin firmen tende ne diplome

2019-12-17 2

Gjatë debatit që po zhvillohet në studion e ?Opinion? për paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria, i ashpër ka qenë debati mes deputetit të PS Musa Ulqinit dhe pedagogut Mark Marku.
Musa iu drejtua Markut duke i thënë se nuk do të donte që fëmijët e tij të kishin një diplomë me firmën e këtij të fundit...
Marku: Musa të dëgjova 20 minuta dhe më duket sikur po dëgjoj Radio Tirana para nja 50 vjetëve... emisioni i lajmeve, parti apo bën ketë, po bën atë.
Ulqini: Marku, dëgjo, ke ardhur në Komision dhe ke përdorur terma..
Marku: I përdor si të dua se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju.
Ulqini: Respekto se je profesor
Marku: Po pra se jam profesor po them mos thuaj...
Ulqini: Unë jam njeri i votuar dhe flas në emër të atyre qytetarëve që ti me shokët e tu i nxore në mes të natës.
Marku: A ke urdhër të mos më lesh të flasë?!
Ulqini: Di vetëm një gjë, po të garantoj, që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij firmën tënd, sepse nuk flitet siç flet ti, nuk fyet siç fyen ti dhe nuk bëhet politikë siç bën ti.
Marku: Po sigurisht se ti do ta çosh tek shkolla e partisë...
Ulqini: Fëmijët e mi janë të shkëlqyer. Fyerja nuk është argument.
Marku: Nuk po të fyej, ju se keni për fyerje... /tvklan.al