Policia aksion kontrolli te Parku Rinia - (6 Mars 2000)

2019-12-17 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dhjetra të rinj janë ndaluar sot nga policia në Parkun Rinia. Kryeqendra e krimeve dhe e veprimeve të paligjshme në kryeqytet, Parku Rinia, sot ka ndier më shumë se kurrë darën e fortë të kontrollit policor. Për rreth 1 orë shumë forca blu të katër komisriateve, repartit Shqiponja, të anti-krimit dhe anti-drogës, kanë vërshuar në parkun e mbushur me lokale në një super aksion.

Kërkim për armë, drogë apo të shumë kërkuar, kështu e kanë motivuar super aksionin e sotëm krerët e policisë së kryeqytetit. Shumë Bare, Motele, Bilardo dhe dyqane të lojrave të fatit janë kontrolluar imtësisht. Pas më shumë se një orë krehje të territorit rebel, policët akë arrestuar e shoqëruar në komisriate dhjetra të rinj. Disa prej tyre u kapën në flagrancë me armë, të tjerë kërkoheshin dhe një pjesë tjetër që nuk banonin në Tiranë nuk kishin dokumenta identifikimi. Por edhe kontrollet ndaj makinave në rrugën pranë parkut, kanë zënë një vend të veçantë në superaksionin e sotëm.

Duket se krerët e policisë së Tiranës i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë Parkut Rinia, vendit ku zënë fill shumë krime. Super aksioni i sotëm e tregoi këtë pasi nuk munguan rezultatet, por sipas bluve kryeqytetas aksione të tilla do të ketë dhe në të ardhmen./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Free Traffic Exchange