Iris Luarasi: Parlamenti nuk duhet te shpejtoje me paketen anti-shpifje

2019-12-17 3

Duke diskutuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan për paketën anti-shpifje të qeverisë, pedagogia e Gazetarisë Iris Luarasi është e mendimit që media duhet të vetërregullohet.

Në një lidhje direkte me emisionin, Luarasi theksoi se Parlamenti nuk duhet të nxitohet me këtë projektligj dhe duhet të diskutohet më me detaje.

Ndërsa për AMA-n (Autoriteti i Mediave Audiovizive), Iris Luarasi shprehet se është skeptike nëse ky organ influencohet politikisht ose jo.

?Problemin e shikoj tek pjesa e dhënies së këtyre kompetencave një organi që de juro apolitik, por ne në Shqipëri e dimë që përfundon në mënyrë politike. Fakti që anëtarët e AMA zgjidhen nga pozita dhe opozita, për mua nuk e bën të balancuar. Në të tëra rastet, edhe nëse do jetë 7 siç propozohet në versionin e ri, unë do thoja që është shumë i madh për këllqet që ka vetë AMA. Sa ka qenë prezente në jetën dhe rregullimin e radio-televizioneve? Parlamenti nuk duhet të shpejtojë. Kemi kakofoni edhe të institucioneve ndërkombëtare. Nuk arrij ta kuptoj pse duhet gjithë ky nxitim. Mendoj që ka kohë për ta diskutuar ligjin. Mendoj që ka dhe një mënyrë tjetër për ta rregulluar këtë gjë. Në fakt është vetërregullimi i gazetarisë. Është ajo që njihet dhe mënyra më e mirë për ta rregulluar median?, u shpreh Iris Luarasi.

Free Traffic Exchange