Aeroporti Rinas, mbrrijnë dy të arrestuarit - (10 Mars 2000)

2019-12-17 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Dy shumë të kërkuar zbresin shkallët e avionit në Rinas. Edison Harizaj dhe Luan Hoxha, të dy nga qyteti i Vlorës janë kthyer dje në Shqipëri, pas arrestimit nga policia italiane. Harizaj kërkohej për një vrasje të bërë kurse Hoxha pasi ishte dënuar më burg nga gjykata e Vlorës. Aksioni ku u arrestuan dy të rinjtë nga Vlora vazhdoi disa orë, ku të njëjtin fat patën edhe 6 persona të tjerë të cilët udhëtonin pa dokumenta dhe ishin kthyer nga policitë e disa vendeve.

Aksioni i djeshëm është kryer plotësisht nga efektivët e policisë kriminale në bashkëpunim me zyrën rajonale të krimit ekonomik. Aeroporti i Rinasit porta e vetme ajrore ndërkombëtare në vend ditët e fundit është kthyer në objekt akuzash e kontrollesh. Zyrtarët e porkurorisë dje dhe sot kanë qenë në Rinas ku kanë kontrolluar imtësisht dokumentacionet e veprimeve përfshirë edhe ato të drejtuesve të aeroportit.

Hetimet që kanë nisur në aeroportin e Rinasit presin të zbardhin anën e panjohur të organizimit të punës atje dhe ndonjë rrjet të mundshëm korrupsioni e kontrabande./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj