Ilir Meta takim me biznesmenët - (25 Shkurt 2000)

2019-12-17 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta ju ka bërë vizitë sot paradite biznesmenëve shqiptar në shtëpinë e tyre. Në një takim në Dhomën e Tregtisë, Meta ju premtoi milionerve shqiptar se qeveria e tij s?do të veproj si ato parardhëse. Synimi im nuk është të rrisim të ardhurat nga doganat, duke rritur presionin ndaj atyre që janë korrekt me shtetin, por duke u mbyllur portën atyre që deri dje për arsye korruptive dhe lidhje të dyshimta u shpëtonin detyrimeve doganore theksoi kryeministri Meta.

Më tej kryeministri tha se kishte gjetur një administratë doganore të papërgjegjshme, të cilën ai kishte marrë përsipër ta ndryshojë. Meta u premtoi biznesmenëve se do ti pajiste me pasaporta shërbimi.

Qeveria sipas tij do të miratoj sëshpejti ligjin për zonat e lira dhe lehtësira të tjera tregtare./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame