Miratohet paketa antishpifje , AMA, “gjykata” që vendos për korrigjim, gjobat apo pezullimin

2019-12-17 2

TIRANË- Me Paketën Anti-Shpifje që për herë të parë rregullon me ligj portale në Shqipëri, mediat elektronike do të mbyllen me urdhër të drejtpërdrejtë nga AMA nëse ky institucion gjykon që ka pornografi me fëmijë, terrorizëm dhe cenim të sigurisë Kombëtare. AKEP mbyll portalin pa vendim Gjykate. Nga personi që cenohet përmes një shkrimi online deri në Gjykatën Administrative janë në mes dy institucioneve në varësi të AMA-s, Këshilli i Ankesave dhe Bordi. Mediat online detyrohen të botojnë përgënjeshtrimin, por ka edhe kufizimet në rast se ankuesi nuk ka fakte