Arrestohen shqiptarët me drogë në Bullgari - (27 Shkurt 2000)

2019-12-17 7

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Policia bullgare ka sekuestruar rreth 70 kg heroinë shtetasve shqiptarë në makinat e tyre. Ngarkesa u kap brenda 48 orësh në pikën e kalimit bullgar në dy kamion të ndryshëm të cilët ishin me targa dhe pronar shqiptarë. Kjo shënon sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë shqiptarëve gjatë tentativave të tyre për kalimin tranzit nga një vend drejt kufijve tanë.

Në të dy rastet sipas zedhënëses së doganës bullgare kamionët me drogën e shtrenjtë vinin nga Turqia, kalonin tranzit nëpër Bullgari për të vazhduar më pas në Maqedoni drejt Shqipërisë. Ngarkesa e parë prej 21.7 kg heroine ishte e fsheur në kuti metalike brenda ngarkesës me ëmbëlsira të dy tregtarëve shqiptar në një kamion Volvo. Ndërsa sasia e fundit prej 45.8 kg heroinë, ishte shpërndar në 86 paketa me nga 500 g secila të future në një maune Benz.

Policia doganore arrestoi shoferin 32 vjeçar të kamionit. Në të dy rastet sasia e drogës, vlera e sëcilës po të mbrinte tek përdoruesit do vlerësohe me miliona dollarë, po ndiqte rrugën tradicionale ballkanike të trafikut të drogës. Një rrugë që shërben për trafikun e lëndëve narkotike nga Azia drejt Shqipërisë, për të përfunduar në Itali, Greqi dhe vende të tjera të europës perëndimore./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj